Inteligjenca artificiale (IA) i referohet aftësisë së një kompjuteri për të kryer funksione dhe arsyetime që aktualisht janë tipike vetëm të mendjes njerëzore.
Te kompania jonë trajtohen cështje të rëndësishme të Inteligjencës Artificiale, si: agjentët dhe mjedisi, kërkimi ku trajtohen Strategjitë e Kërkimit. Kërkimi në gjerësi, kërkimi sipas kostos uniforme, kërkimi në thellësi, kërkime në thellësi të limituar, kërkimi në thellësi iterativ, kërkim dydrejtimësh, prezantimi i njohurive me fokus logjiken first-order , arsyetimi ku trajtohen algoritmat e gjenerimit të planeve, arsyetimi në kushtet e paqartësisë në sistemet probabilistike dhe fuzzy, si dhe rrjetat neurale, pemë vendimi, algoritmat evolucionare. Të gjitha këto metoda kërkimi do të fokusohen në fushat e kërkimit më me prioritet, ditët e sotme.