June 29, 2017 Orescha

Njerëzimi nuk kanoset nga Inteligjenca Artificiale

Ne shohim çdo ditë filma Fantastiko-Shkencor: Inteligjenca robotike tashmë ekziston!

Nga robotët, ushtarët, skeletor nga trilogjia Terminator, deri te filmat e tjerë artistikë, si Transcendence, ku luan Johnny Depp, në mënyrë gjenerale, Hollywoodi ka portretizuar konceptimin e transformimit njerëzor, robotin, në një formë pak negative.

Natyrisht do të ishte e padrejtë të pranojmë verbërisht – për ndjeshmërinë e inteligjencës artificiale – pavarësisht që ato krijohen nga njerëzit apo prezantojnë inteligjencën e njeriut, tani të dixhitalizuar, në formën e karakterit të Depp, në filmin “Transcendence” – që është e lidhur dhe e bazuar ekskluzivisht në dëshirat e dizajnerëve dhe kreatorëve të tyre. Para se gjithash, një inteligjencë e vërtetë nga një ndjeshmëri, ku do të mundësonte caktimin e rrezikut për vetë ekzistencën e tij, po ashtu edhe kopjimin e mundshëm të vetvetes, apo përmirësimin e dizajnit të tij; por dy faktorë citohet të pëlqejnë krijesat e Vernor Vinge, po ashtu, edhe elementët e dukshme të eksplodimit të inteligjencës, ku AI mund të ndalet para zonave të caktuara të shkencës, e cila, esencialisht do të arratisej nga kuptimi njerëzor.

Megjithatë, kur marrim në konsideratë mënyrën e sjelljes që një AI e bën në lidhje me njerëzit, është natyrale tendenca njerëzore për të antropomorfizuar temën në fjalë: Kjo do të thotë që ne preferojmë t’i japim kahe mos inteligjencës së njeriut karshi robotit , i cili na bën të sillemi ashtu si sillemi, me të njëjtat qëllime dhe motive. Por a është kjo me të vërtetë mënyra e drejtë për të perceptuar se si AI do të sillet me atë qëllim që është krijuar?

Po dhe jo, ndoshta. Siç duket, nëse njerëzit krijojnë forma të ndjeshme të një AI, duket se ai do të modelohet pas proceseve të veta logjike dhe të dizajnohet për të funksionuar më së shumti në të njëjtën mënyrë sikurse aftësitë njerëzore. Kështu, inteligjenca e krijuar do të jetë një ditë e ndërtuar dukshëm, e njëjtë me vlerat e dijës sonë e, që, po ashtu, do të shikojë gjërat e rëndësishme njerëzore si të rëndësishme, por të bëra në mënyrë robotike.

Pa e bërë këtë diskutim të “ashpër”, AI dhe manifestet e tjera që ndërlidhen me inteligjencën artificiale, me krijimin e asaj çfarë është esenciale në mendim, për kompjuterët apo inteligjencën kompjuterike, pak pritet të këtë ndryshime në modalitetet e mendimit që shprehet para njerëzve biologjik. Kjo duket se do të jetë e njëjta arsye që, përderisa mendimi njerëzor qeveriset pjesërisht nga proceset kimike që gjenden brenda një trupi, e që rezulton se si trupi ynë adaptohet dhe zhvillohet më to, të njëjtat elemente kimike do të përcjellin njohuritë inteligjente të robotëve dhe inteligjenca nuk mund të aplikohet jasht nga inteligjenca e dizajnuar për të imituar funksione të tilla brenda trupit dhe mendjes njerëzore.

Si njerëz, ne duhet të evoluojmë e të ndryshojmë për t’iu përshtatur kohës nëse dëshirojmë të mbijetojmë. Me mbijetesën vjen nevoja për garë në mes të anëtarëve të të njëjtëve të qenieve të cilat, edhe pse të rëndësishme në lidhje me çdo gjë pro krijimit, deri te suksesi në punë; nganjëherë ka një lloj të ndryshëm të nevojës që vienë nga stërgjyshërit tanë. P.sh, në mënyrë që ta sigurojnë mbijetesën, në kohërat antike, instinkti i vrasjes ishte më i madh, në mënyrë që të siguronte një anëtarësi apo grup të një lloj të posaçëm fisi, që problemet me mungesën e materiale t’i kapërcejnë suksesshëm. Me kohë, vjen zhvillimi dhe formimi tjetër që kërkon më shumë inteligjencë komplekse, edhe pse proceset (përjashto ato që, në mënyrë të pastër, ishin veprime shtazarake) do të bëhen nga të favorshme, në kooperuese; që sëbashku me institucionin e gjërave, siç është arkitektura dhe agrikultura e avancuar, që do të krijojë farën e civilizimit modern.

Natyrisht, ende, sot, mbetet nevoja për garë në botë. Siç e thamë, bashkëpunëtoret garojnë për një vend pune, gjinia e jonë na bën që të garojmë në kohë për të kryer dominimin në mënyrë që t’i sigurojmë anëtarëve tanë, edhe gjinisë së kundërt , madje edhe homoseksualëve, ekzistencën. Kjo, në terma të evolucionit e ka ndihmuar njeriun të bëj suksesshëm atë çfarë ne pashmangshëm duhet ta bëjmë: Të punojmë, të bëjmë seks, të bëjmë fëmijë dhe të harlisemi me efikasitetet e arsyes së plotë, deri sa të shkojmë tek abdikimi i ynë eventual, kohë në të cilën stërnipërit tanë do të përsëritin ekuacionin e njëjtë të pafundësisë.

Megjithatë, duke marrë në konsideratë metodat e inteligjencës së përmirësuar artificiale do të duhej të përdorej edhe ajo për të siguruar mbijetesën tonë. Nëse kompjuterët bazë, shërbejnë për kohën, në elemente që bindin në infrastrukturën mekanike: Atëherë, më tepër se të këtë një lidhje të tyre me njerëzit, kjo do të ishte një krijesë kundërshtare, një bashkëpunëtor i hemostazës që duket se do të rezultojë në një karakter pjesërisht absurd, ku ai do të kërkonte të vriste njerëzit në një hapësirë qiellore. Edhe në rastet kur një AI është krijuar e që mund të veprojë në mënyrë autonome, puna e tij programore është vet-përmirësuar madje është ri – ndrequr në mënyrë fizike, duke larguar komponentët kimike dhe hormonale që do të nisin këtë inteligjencë drejt garës që e marrin në konsideratë njerëzit. Ndoshta, në mungesë të pronarëve në moshën e parë të tyre, këto makina nuk do të veprojnë shumë sikurse bëjnë njerëzit.

Në terma të përgjithshëm, nëse trendi shkon drejt bashkëpunimit dhe homostazëve me ambientin tonë dhe të atyre rreth nesh, ky është trend i inovacioneve teknologjike, që përmirëson edukimin, redukton sëmundjet dhe veprimet jo të pranueshme sociale, dhe gjëra të tjera që ne marrin me ekzistencën e teknologjisë që na ndihmon për të arritur. Thënë kjartë: Do të thotë se inteligjenca artificiale është baraz me nivelet e dijës sonë që do të bënte logjikshme këtë bashkë-ekzistencë se sa shkatërruese. Kjo garantohet me sistemet e tyre operuese, përderisa debatet spekulative i takojnë së mundshmes…por jo diçka tjetër, pasi që fimat e Hollywoodit për të portretizuar një robot janë thjeshtë perceptim i kulturës sonë të cilat ata i paraqesin në mënyrë negative.

Përndryshe, fabulat dhe karakteret në filmat shkencorë që do të vinë, edhe pse do të jenë tmerrësisht të butë, por do të jenë negativë, ku inteligjenca artificiale, realisht , vetëm sa do ta ndihmojë njeriun.

Por, nëse jeni të intersuar për këtë filozofi, si punon truri ynë i njëllojshëm si një kompjuter dhe , mandej, si trupat tanë fizikë qeverisin sjelljet tona, ju duhet t’I hulumtoni këto tema të cilat gjenden në kategrinë e “filozofisë moderne”.

 

Shenuar: , , , , , , , , ,