June 17, 2017 Orescha

Lançimi i asistenti virtual në Messenger

Rreth një vit më parë u bë prezantimi i asistentit virtual në aplikacionin Messenger.
Inxhinieret e programimit krijuan këtë mundësi të re dhe ta ofrojnë në masë.

Orescha është kompania e parë që sjell këtë shërbim në Shqipëri.

Ndërsa në fillimet e veta ishte thjeshtë një robot komunikimi, i quajtur “M”. Asistenti virtual tashmë ofron një set sugjerimesh të cilat u vinë në ndihmë përdoruesve.
Konkretisht kur përdoruesit janë duke biseduar për të caktuar një takim me njëri tjetrin, Asistenti do të sugjerojë menjëherë një planifikim të tij..

Asistenti virtual mundëson komunikimin automatik me klientët apo fansat tuaj duke iu shfaqur një menu të kategorizuar për informacionin që ju si biznes, këngëtar, shkrimtar, etj, dëshironi ti ofroni anës tjetër. Gjithashtu nëse klientët apo fansat tuaj janë të interesuar të komunikojnë drejtëpërdrejtë me ju, asistenti virtual iu ofron atyre komunikimin me ju.
Asistenti do të ofrojë sugjerime si transferta parash, dërgim të vendndodhjes, krijim ankete, prenotim të një taksie apo shitje produktesh.

Sipas Facebook, Asistenti përdor inteligjencën artificiale për të përcaktuar nëse duhet të ndërhyjë në bisedë. Teorikisht Asistenti është ndërtuar për tu ofruar përdoruesve akses në veçori të avancuara.
Asistenti do të jetë i disponueshëm në iOS dhe Android për përdoruesit në botë. Një disponueshmëri e tij tashme edhe tek ne!

Shenuar: , , , , , , , , ,
  • Erion Hila

    Pershendetje,
    Me vjen mire qe dhe ne Shqiperi ka ardhur kjo mundesi se si gjithmon ne ngelemi mbrapa bote. E vetmja gje qe doja te dija eshte si arrin te caktoj dhe nje takim me klientin 😳? Nese eshte e vertete eshte super…

    • Orescha

      Pershendetje Erion, na vjen mire qe iniciativa jone po shfaq interes. Patjeter qe ne e ofrojme dhe kete mundesi nepermjet platformes tone duke i ofruar klientit rezervim per takimin me biznesin apo kengetarin/shkrimtarin apo personin publik te tij te preferuar. 🙂

    • Orescha

      Pershendetje Erion, me vjen mire qe iniciativa jone po shfaq interes. 🙂 Patjeter qe ne e ofrojme dhe kete sherbim por gjithcka eshte ne varesi te klientit qe ta aktivizoj apo jo. Ne momentin qe hapet asistenti virtual, shfaqet menuja e rezervimit dhe kur behet nje i tille, lajmerimin vjen me email ose notification ne Facebook.