June 24, 2017 Orescha

Inteligjenca artificiale dhe ndikimi i saj në vitet e ardhshme.

Abstract Sphere

Në harkun e vetëm 15 viteve, inteligjenca artificiale do të jetë në gjendje të modifikojë dhe transformojë shumë aspekte të jetës sonë të përditshme. Sa më sipër është një konkluzion ku ka nga dalë një studim i posaçëm i Universitetit të Standford-it në SHBA.
“Artificial intelligence and life in 2030” është titulluar raporti i hartuar nga ekspertët më të mirë të kësaj fushe që kanë përmbledhur atë që mund të quhet një skenar se si do të jetë jeta dhe aktiviteti human në vitin 2030.

E vërteta është se edhe aktualisht, inteligjenca artificiale ka arritur të hedhë hapat e para, madje edhe në shtëpitë dhe jetët tona. Megjithatë, asistentët zanore në smartphone, asistentët virtual të platformave Messenger, Telegram etj, apo edhe sistemet që lejojnë dhe mundësojnë njohjen e fytyrave në rrjetet sociale nuk janë veçse fillimi i një ere të re dhe rruge të gjatë zhvillimi teknologjik.

Disa prej skenarëve që mendojnë hartuesit e këtij raporti janë ato që parashikojnë pranin edhe të robotëve në shkolla, ku në prezencë të profesorëve do të ushtrohen për t’i dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve që do të kenë studentet.

Po kështu, policisë do t’i vinë në ndihmë mundësi të reja në forma aplikacionesh që do të jenë në gjendje të analizojnë profilet e të dyshuarve për të gjetur mes tyre kriminelin e vërtetë, apo aplikacione që do të orientojnë atë për të organizuar dhe drejtuar skuadrat e zbulimit dhe patrullimit në terren.

Sa i takon aparaturave shtëpiake, do te kemi frigoriferë që do të jenë në gjendje të bëjnë listën e plotë të shpenzimeve dhe nevojave për kalori, ndërsa ne rrugë, semaforë inteligjentë do të ndihmojnë mjetet dhe këmbësorët të harmonizojnë lëvizjet e tyre.

Këto e shumë të tjera na presin gjatë rrugetimit tonë human!

Shenuar: , , , , , , ,