April 4, 2019 Orescha

Çfarë është Asistenti Virtual?

Asistenti virtual është një aplikacion kompjuterik që shërben për komunikimin me njerëzit duke përdorur inteligjencen artificiale. Ata transformojnë mënyrën e komunikimit duke ofruar një mënyrë të re komunikimi interaktiv me personat.

Keni shumë mesazhe në Messenger dhe nuk të pëlqen që dikush të ndiehet sikur po e injoron?

Shumica e mesazheve zakonisht fillojnë me biseda të vogla që thjesht nuk keni kohë për t’u përgjigjur, për shkak të angazhimeve të ndryshme.

Kështu që ne krijojmë Asistentin Virtual që në thelb do të automatizojë komunikimin me personat që do të shkruaj dhe asnjë nuk do te ndjehet i injoruar.
Tani kur dikush më dërgon një mesazh në Messenger, Asistenti i drejton ata të bisedojnë me të për një përgjigje më të shpejtë dhe në kohë reale.

Çfarë ofron Orescha për Asistentin Virtual?

Orescha ofron për ju ndërtimin, mirëmbajten dhe publikimin e Asistentit Virtual.

Ku ofron Orescha shërbim?

Duke qenë se Orescha ofron një gamë të gjerë shërbimesh në asistentin virtual, kërkimin në inteligjencën artificiale dhe ndërtimin e faqeve të internetit, synon që ndikojë në çdo biznesperson publik dhe cilido që do të ketë një komunikim sa më shpejtë dhe interaktiv.

Sa e sigurt është Orescha për të siguruar standardet e tregut?

Orescha operon vetëm mbi standardet që i ofron platforma Facebook dhe platforma të tjera që Orescha ka krijuar një bashkëpunim.

Shenuar: , , , , , , ,
  • Niku

    Me sa njerez mund te flisni njekohësishtë ?

    • Orescha

      Pershendetje Niku, faleminderit per interesimin, Asistenti Virtual komunikon njekohesisht me te gjithe fansat e faqes po te jete e nevojshme.