June 27, 2017 Orescha

7 aplikime të inteligjencës artificiale

Inteligjenca artificiale nuk është me vetëm një atribut i filmave fantastikoshkencor, por fillesat e saj kanë filluar të ndjehen jo pak edhe në jetën e përditshme.
Shumë nga shkencetarët e kohës mendojnë se e ardhmja I përket Inteligjencës artificiale.
Më poshtë do ju tregojmë disa aplikime të saj:

1) Asistentët zanore
Software-t që ndodhen në bazë të funksionimit te Siri-t, Cortana-s, apo Google Now, shfrytëzojnë algoritme të inteligjencës artificiale që mundësojnë njohjen e zërit, por edhe për të mësuar zakonet dhe kërkesat tona më të zakonshme,  duke synuar përmirësimin e përgjigjeve që japin.

2) Video lojërat
Janë një nga aplikacionet që përdorin më shumë koncepte të inteligjencës artificiale. Algoritmet që përdorin këtu lejojnë që skenarët në film të zhvillohen sipas sjelljes së lojtarëve, duke krijuar situata të reja dhe të paparashikueshme.

3) Shërbimi i klientit
Shumë shërbime online përdorin sisteme automatike për të menaxhuar kërkesat e klientëve. Këto sisteme mbështeten në sisteme të inteligjencës artificiale, që synojnë të kuptojnë kërkesat dhe përgjigjet që duhet të japin.

4) Telekamerat e sigurisë
Imazhet që transmetohen prej tyre analizohen nga njerëzit, por të mbështetur nga software të fuqishëm që mundësojnë zbulimin e fytyrave të personave që shfaqen aty.

5) Parashikimi i kërkesave te blerësve
Kompanitë e mëdha të e-comerc elektronike, mund të rrisin edhe më shume aktivitet e tyre, nëse do të jenë në gjendje të parashikojnë kërkesat e blerësve. Amazon dhe gjigande të tjerë të sektorit janë duke punuar mbi algoritme që synojnë parashikimin e kërkesave, përpara se vetë klientët të kujtohen për to.

6) Parandalimi i mashtrimeve
Përgjithësisht, të gjithë ne kemi një stereotip sa i takon blerjeve dhe sasisë së parave të përdorura, dhe kur kemi përjashtime nga ky ritual, duke shpenzuar më shumë para, sistemi bankar alarmohet dhe sinjalizon për të parandaluar ndonjë mashtrim apo vjedhje.

7) Gazetarët digjitale
Që tani, disa site online, sikurse Fox, Ap, Yahoo, përdorin sisteme automatike për të shkruar lajme të shkurtra me natyrë financiare dhe sportive. Dhe këto nuk kërkojnë as para, as pushime vjetore, apo në fundjavë.

Shenuar: , , , , , , , , , , ,